Ish-banori i Big Brother Vip, Tan Brama ka rrëfyer detaje nga një moment pikant me aktoren Arjola Demiri brenda shtëpisë më të famshme në vend. I ftiar në “Why Not”, Brama u vu përballë një fotoje ku shihej teksa i rregullonte fustanin Demirit. Ai tha se në fakt po kërkonte një gjilpërë poshtë fustanit të aktores, dhe teksa përpiqej t’ia nxirrte, ishte shpuar.
Roza Lati: I ke futur duart ti aty Arjolës?
Tan Brama:  Arjola është gjithë ajo gocë. Për gjysmë ore fillonte Prime dhe fustani që kishte veshur ishte dopio copë. Kishte një gjilpërë me kokë që e shqetësonte, e fuste dorën dhe nuk e kapte. “Aman Tani, më shiko se mos kam ndonjë gjilpërë aty se nuk e kap dot”, më tha. Futa dorën unë aty, hajde ta gjeja. Zgjati 2-3 minuta se s’po e gjeja. U shpova dhe unë aty (qesh). Më në fund e nxora që e nxora.