
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka dorëzuar në Bashkinë Kamëz një peticion të firmosur nga banorët e zonës për shkollën “Ibrahim Basha”, e cila në nisje të këtij viti të ri shkollor nuk është hapur.
Xhixho është përplasur me kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Rakip Sulin, të cilin e ka ftuar në një dëgjesë publike.
“Kryetari i bashkisë doli vetë personalisht e ftova publikisht që shqetësimin e qytetarëve ta adresoj e qytetarët donin dhe një dëgjesë me kryetarin për afatet, proceset e tenderimit dhe kur mund t’i rikthehen jetës normale, e për pagesat e furgonave që shkojnë 30 mijë lekë në muaj. Rilindja duhet ta kuptojë që koha e llogaridhënies ka ardhur, për cdo investim publik e mos kenë frikë nga llogaridhënia”, tha Xhixho.