Robert Berisha disa muaj më parë konfirmoi se është në një romancë me modelen Laureta Maqedonci. Që pasi lidhja e tyre u bë publike, dyshja shfaqeshin kudo bashkë. Madje vetëm pak kohë më parë ata shijuan pushimet së bashku si çift.

Por veprimi i fundit i Robertit ka ndezur dyshimet se lidhja e tyre mund të jetë në krizë, ose mund të ketë marrë fund. Moderatori dhe këngëtari ka fshirë të gjitha postimet e përbashkëta që kishte më parë me Lauretën, duke lënë vetëm fotot ku shfaqet vetëm ose me vajzën e tij Renee, apo postimet e koncerteve dhe emisionit.

Nga ana tjetër, vlen të theksohet edhe fakti se Laureta është “zhdukur” nga Instagrami, pra llogaria e saj duket se është mbyllur.