
Ditën e sotme në media po qarkullon lajmi se këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu do të bëhet baba për herë të pestë.
Postimi i fundit i bashkëshortes së tij, Arianës në Instagram e me barkun e rrumbullakosur ka ngjallur shumë polemika.
Kaq ka mjaftuar që ndjekësit dhe fansat e këngëtarit të nisin aludimet.
Këngëtari është shprehur edhe më përpara që dëshiron të ketë një familje të madhe me shumë fëmijë.
Ai aktualisht është baba i Artit, Bunës, Erës dhe Anës.
Ndërsa sa i takon muzikës projekti i radhës së tij do të jetë bashkëpunimi i tij me aktorin, Romeo Veshaj.