Ermal Fejzullahu nuk është vetëm një nga artistët më të suksesshëm prej shumë vitesh në tregun muzikor shqiptar, me hite të shumta dhe performanca “live” që jo të gjithë këngëtarët mund t’i arrijnë, por gjithashtu është një nga personazhet më të drejtpërdrejtë e të sinqertë kur vjen puna tek intervistat, madje edhe “funny”.

Këtë e vërteton më së miri, një prej intervistave të fundit që ai ka bërë, që në fakt ka qenë më shumë një mbrëmje mes miqsh, në një mjedis vërtetë komod, gjë që e ka lejuar Ermalin të bëjë një deklaratë që nuk duhet të kalojë pa u vënë re. Po flasim për “Prive Reality”, më saktë episodin e 4 të tij që është transmetuar disa ditë më parë, ku ishin të ftuar vetë Fejzullahu, Ledri Vula, Mc Kresha, Lyrical Son e disa kolegë të tjerë të tij.

Një prej momenteve më interesante të programit është një lojë ku artistët duhet t’i përgjigjen pyetjeve që vetë ata i zgjedhin rastësisht dhe në këtë rast pyetja ishte për Mc Kreshën, pikërisht për “Zhurmën apo tingullin e natyrës që i pëlqen”. Reperi pasi u mendua thotë për zhurmën që bën karkaleci në mbrëmje, ndërsa Ermali duket se e ka pasur përgjigjen “në majë të gjuhës” dhe në formën e një batute thotë:

“Mua më pëlqen si lopa e lëshon zërin. Pse? Më shumë ka zë lopa se shumë këngëtarë. Krejt notat i kap (imiton zhurmën e lopës) Nuk e di nëse një këngëtar në studio mund t’i kapë ato nota që kap lopa, dorën ja jap…”

E kaq mjaftoi që të gjithë të shpërthenin nga të qeshurat…