Gjithmonë i qeshur dhe me humor Ermal Mamaqi di si ti menaxhojë edhe situatat të cilat mund të jenë të sikletshme.
Së fundmi aktori ka njoftuar se së shpejti do të vijë me një projekt të ri, bëhet fjala për një film. Pas suksesit që pati me filmat e mëparshëm ai ka vendosur ti surprizojë të gjithë me këtë projekt të ri.

Këtë gjë ai e ka bërë të ditur ndërmjet një video në Instagram teksa shihet dhe aktori i cili do të jetë pjesë e filmit të tij, është aktori i njohur Blerim Destani i cili numëron suksese në fushën kinematografike. Mes të qeshurave Ermal Mamaqi tregon në xhirime teksa Blerimi po bëhet gati se atë po e bëjnë dhëndër duke krijuar një situatë komike mes njerëzve të tjerë të pranishëm.

 

“Projekt i ri, ka 100 vjet që më lutet” ka shkruar Ermali në këtë video duke e shoqëruar me të qeshura, por një koment jo i këndshëm ka ardhur nga një ndjekës i cili ka shkruar:

“O ma hangshi m***me gjith çader, athu kush jeni, “vipa” po çfarë vipash ju jeni dh**pa”-ka shkruar ndjkësi, por nga ana tjetër nuk ka munguar as përgjigja e Ermalit i cili ka ditur të mbajë humorin që e karakterizon dhe këtë herë duke i shkruar: Nga Dubai je ti vlla?, që i referohet lajmeve të ‘Dubai Porta Potty”