Ermal Mamaqi aktor humori, producent filmash dhe tashmë edhe folës motivues ku premton se nëse njerëzit ndjekin kurset e tij, atëherë do të bëhen shumë të pasur dhe të suksesshëm, ka kujtuar njën prej mësueseve që ka patur në shkollën fillore, e cila i thoshte se ai nuk do të bëhej kurrë njeri.

Përmes një videoje në Tik Tok, Mamaqi, pasi e ka sharë rëndë mësuesen, duke dalur nga makina luksoze, i ka thënë se sot ka 200 punëtorë, 9 kompani dhe i mëson njerëzit si të bëjnë sukses.