Deputeti Ervin Salianji pritet të dorëzohet në orën 17:00 në Policinë e Tiranës, pasi Apeli konfirmoi dënimin e tij me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale.

Ky ishte një vendim i marrë nga vetë Salianji, pasi në Policinë e Tiranës mbërritur urdhri i arrestit i firmosur nga prokurorja e Tiranës Elona Alvora.

Grupi i PD i kishte propozuar Salianjit që do të ngujohej në selinë e Partisë Demokratike, por Gazment Bardhi njoftoi se ky propozim ishte refuzuar nga vetë Salianji, ndonëse vendimin për dënim e quan politik.

Burime bëjnë me dije se Salianji do ta vuajë dënimin në burgun e Fierit.

Grupi i PD-së kërkoi sot edhe mbledhjen urgjente të Këshillit të Mandateve, duke e cilësuar arrestimin e Salianjit pa autorizim, socialistët janë kundër.

Mbetet për tu parë se cfarë do të vendosë kryetarja e Kuvendit pasi të marrë vendimin e protokulluar.

Do të mbledhë këshillin e mandateve apo do ta përjashtojë duke vepruar sipas nenin 71 të Kushtetutës që konsiderohet i mbaruar mandati