
Në emisionin “Shqipëria LIVE”, po diskutohen tezat e ndryshme lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt. Ish-komisari, Dritan Zagani, ka hedhur një tjetër tezë. Ai tregoi se sipas disa informacioneve të tij, Ervis Martinaj, 2 muaj para se të zhdukej ka sjellë në Shqipëri një kirurg plastik nga Lombardia.
Kirurgjia plastike është një metodë e njohur dhe mund të jetë e vërtetë se Ervisi ka ndryshuar fizionominë dhe tani është shpallur i zhdukur.
“Përmes disa lidhjeve të tij në Lombardi, Vis Martinaj ka kërkuar takim me një prej kirurgëve plastikë. Pra, a mund të themi se ky person ka ndryshuar fizionominë si dhe ka inskenuar zhdukjen e tij?”