Vetëm pak ditë më parë, Britney Spears zbuloi se ishte në pritje të ëmbël për herë të tretë. Ajo po pret fëmijën e parë me partnerin, Sam Asghari.
Këngëtarja me famë botërore vijon që të jetë shumë aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku nuk ngurron që të ndajë edhe gjëra mjaft intime.
“Seksi është i mrekullueshëm kur je shtatzënë”, shkruan këngëtarja në një postim në “Instagram”. Gjithashtu Britney ka shtuar se ajo ka gjetur lumturinë në “gjëra të vogla” që kur fitoi gjyqin ndaj të atit të saj.
“Është koha që unë të kënaqem me të menduarit … librat … grimin … filmat klasikë … bisedat e shkëlqyera … dhe seksin më të mirë ndonjëherë!” shtoi ajo.
“Është e mrekullueshme”/ Këngëtarja e famshme
Ndërkohë në postimin e saj që bëri të hënën për të treguar se ishte shtatzënë, ajo shkruante:
“Kam humbur kaq shumë peshë për të shkuar në udhëtimin tim në Maui vetëm për ta rifituar atë … Mendova ‘Dhe … çfarë ndodhi me stomakun tim ???’ Burri im tha “Jo, to je shtatzënë budallaqe !!!” Kështu që bëra një test shtatzënie… dhe uhhhhh mirë… po bëj një fëmijë”.
Ndërsa njoftimi i saj i rastësishëm fillimisht i habiti fansat, ishte partneri i saj që konfirmoi më vonë se do të bëhet baba.