Fustani i nusërisë së Britney Spears mbante firmën e Versaces. Një fustan elegant për ceremoninë intime me partnerin e saj Sam Asghari në shtëpinë e saj në Thousand Oaks, Kaliforni. Ylli i popit, e kompletoi veshjen e saj me një vello saten.

Pas muajsh spekulimesh se kush do të dizajnonte fustanin e Spears, u zbulua se këngëtarja ia kishte lënë në dorë firmës Versace. Donatella Versace, tha se dizajnimi i fustanit të këngëtares erdhi mjaft natyrshëm.

“Fustani u bë me shumë dashuri. Ne krijuam një fustan elegant dhe magjepsës. Bashkë, bëjnë perfekten”, tha Versace.

Për të prodhuar këtë fustan, u nevojitën 700 orë punë.