Teksa ndodhen në butikun e fustaneve, Seher vesh sërish fustanin e nusërisë. Kjo për arsye se një vajzë që do martohet ia kërkon si nder. Seher pranon dhe vesh fustanin ndërsa Jaman kujton momentet e dasmës së tyre kur e sheh nuse. I emocionuar ai i afrohet Seherit dhe i thotë se gjithçka do rregullohet. Seher nevrikoset dhe i thotë Jamanit të mos e prekë më kurrë. Ajo e sqaron se gjithçka e bëri për Jusufin. Volkan përpiqet të ndalojë hetimin e Aliut dhe Dujgusë.