Xhanan dëshmon para policëve si ndodhi ngjarja dhe thotë se gjithçka ishte aksident. Nga ana tjetër Jaman nuk i ka besim Xhananit dhe mbron me çdo kusht të vëllain.

Seher dhe Jaman i qëndrojnë pranë Zijasë në këtë moment të vështirë. Ndërkohë Xhanan vizitohet nga i dashuri.

Ky i fundit ka përgatitur një plan kundër saj. Jaman dhe Seher ndërkohë shijojnë momentet e para pas ribashkimit të tyre dhe bëjnë fotografi për t’i patur kujtim.