Seher i thotë Jamanit se ajo nuk i përket atij vendi pasi nuk ndihet si në shtëpi. Pasi mësoi nga Neslihan adresën e shtëpisë së vjetër, ajo largohet nga vila dhe niset për të gjetur gjurmët e të shkuarës. Jaman vihet në alarm kur mëson se Seher është arratisur dhe shkon ta kërkojë. Seher ndërkohë futet në rrezik kur kërkon ndihmë nga një i panjohur i cili është hajdut. Ai mashtron Seherin dhe e sulmon. Jaman arrin në kohën e duhur për ta shpëtuar.