Seher nis të mësojë pak nga pak për Jamanin. Pasi e dëgjon duke kënduar, asaj i fiksohet në mendje kënga e Jamanit dhe e këndon. Jaman gëzohet kur e dëgjon duke e kënduar. Atij i pëlqen dhe interesimi që Seher ka filluar të tregojë ndaj tij. Të nesërmen Seher shkon për një tjetër takim me doktorin së bashku me Jamanin. Doktori kupton që Seher nuk i ka bërë pyetje Jamanit vetëm sepse i tha ai, por në të vërtetë ajo është kurioze për të. Doktori sugjeron që ajo dhe Jaman të bëjnë gjërat që bënin dikur në mënyrë që ajo të nisë të kujtojë.