Mëngjesin e sotëm, këngëtarja Jonida Maliqi ishte e ftuar në emisionin Wake Up.

Teksa iu bë me dije tema e ditës, “cila është mosha ideale për t’u martuar”, gazetari Bledi Salaj e pyeti Maliqin nëse ajo kishte një numër për të thënë.

Përgjigjja do të shkaktonte të qeshura në studio:

”Mos u martoni, nuk ia vlen.”

Artistja do të divorcohej me ish-bashkëshortin Gent Prizreni, pas 17 viteve bashkë. Muajt e fundit, Maliqi ishte në qendër të vëmendjes mediatike, prej romancës me Romeo Veshajn.