Një ndër ngjarjet që u komentua më shumë në media-t rozë, ishte aludimi se Xheisara ishte pikërisht shkaku i ndarjss së Romeo Veshajt nga Jonida Maliqi.

Lidhur më këtë situatë, Xheisara ka reaguar për herë të parë duke thënë se me Romeon nuk kanë patur ndonjëherë ndonjë gjë, ndërkohë që e ka takuar pas daljes nga “BB VIP” si porosi të Donaldit.

“Jam robi që kam më shumë skandale. Unë me Romeon nuk kam asnjë gjë, e kam shumë xhan atë djale, është shumë i mirë dhe e respektoj shumë. E kam takuar pas daljes sime nga Big Brother.

Donaldi më tha ma tako Romeon dhe unë absolutisht që do takoj Romeon meqë m’u dha rasti. Por që e kam xhan, është djalë i mirë dhe nuk kam pasur kurrë asnjë lloj raporti’’, u shpeh këngëtarja.