Seher dhe Jaman nisin të zbatojnë këshillat që u dha doktori. Jaman vendos një film romantik që ai dhe Seher ta shohin bashkë si dikur. Teksa shohin filmin, Jaman afrohet më shumë sesa duhet me Seherin dhe ajo vihet në siklet. Më vonë Jusuf i fton për të luajtur së bashku dhe Seher fiton lojën ashtu siç bënte dikur. Jaman e ngacmon duke i thënë se ajo vërtet ka humbur kujtesën, por nuk e ka harruar lojën. Në mbrëmje Jaman i kujton Seherit se ata shpesh shihnin yjet dhe se ato janë dëshmitar të lidhjes së tyre. Jusuf i bashkon edhe më shumë Seherin dhe Jamanin. Seher ka frikë nga ndjenjat e saj pasi e sheh Jamanin të huaj. Doktori i sugjeron Seherit që të fle në një shtrat me Jamanin. Seher bëhet nervoze dhe e lë terapinë.