Jaman i qëndron tek koka Seherit në pritje që ajo të zgjohet. Seher më në fund hap sytë dhe Jaman gëzohet. Mirëpo Seher ka humbur kujtesën dhe nuk mban mend bashkëshortin e saj. Ajo çohet nga shtrati e frikësuar dhe i kërkon Jamanit t’i qëndrojë larg. Jaman shokohet nga gjendja e Seherit dhe e përjeton keq.

Ali arreston Jaseminin. Dujgu përballet me motrën e saj dhe bie pa ndjenja. Doktori i thotë Jamanit se Seher ka humbur kujtesën dhe nuk mban mend as emrin e vetë dhe asnjë. Jaman kërkon që të bëhet e pamundura që Seher të kthehet në vete.