Dy këngëtaret, Renis Gjoka dhe Big Basta kanë bërë një thirrje të veçantë për protestën e nesërme të Sali Berishës, nëpërmjet këngës ata kanë ftuar qytetarët që ti bashkohen asaj.
PD-ja e ka cilësuar këngën e tyre si “himnin e protestës”. Kënga është një remix (risjellje) e një varianti të mëhershëm të dy artistëve, ardhur me tekst të ri posaçërisht për 7 korrikun. Gjoka, që e ka shpërndarë mbrëmë këngën në Facebook dhe faqen e tij në Youtube, shkruan se kënga është ftesë për “të heshturit që të bëhemi një zë”.

Kënga do të çelë protestën e 7 korrikut me sloganin “Shqipëria në rrezik”, që mbahet në ora 19.00 para Kryeministrisë.