
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një nga çiftet që po shijojnë romancën e tyre edhe pas përfundimit të Big Brother Vip.
Çifti shfaqen kudo bashkë dhe flitet se tashmë edhe bashkëjetojnë.
Einxhel është parë shpesh edhe nën shoqërinë e motrës së Dagz, dhe duket se vajzat ruajnë relata mjaft të mira.
Megjithatë Dj i njohur ka deklaruar se partnerja e tij ende nuk është prezantuar me prindërit e tij.
Por si është raporti i Dagz me familjen e Einxhel?
Javën e fundit të spektaklit në media bëri bujë një deklaratë e babait të Einxhel, Muzafer Shkira i cili tha se lidhja e tyre është në kuadër të lojës.
Por duket se pas përfundimit të formatit ai mendon ndryshe.
Në foton ku Einxhel ka pozuar krah Dagz, vëmendjen e ka rrëmbyer pikërisht komenti i babait të saj. “Yje”, shkruan ai.