Pak ditë pas deklaratave të Beatrix Ramosaj mbi bullizmin, ka ardhur reagimi i Bora Zemanit. Kjo e fundit ka bërë një deklaratë lidhur me këtë fenomen në emisionin që ajo drejton, Për’puthen!

Ka qenë një nga konkurrentët, Neritani ai që ka bërë një rrëfim prekës lidhur me peshën e tij dhe komentet bullizuese.

Bora nga ana tjetër deklaroi se personazhët publikë bullizohen nga kushdo që komenton jetën e tyre pa të drejtë.

“Këtu nuk ka të bëjë nëse e merr apo jo diçka për bazë. Por ka të bëjë me komentimin e të tjerëve të cilëve ti u jep diçka nga vetja, tregon vlerat e tua por komentohesh për pamjen fizike. Ne që jemi pjesë e ekranit të drejtën për të na bullizuar mund ta ketë kushdo përtej një telefoni. Është ok të thuash “Mos i konsidero”, por gjithsesi ato ndikojnë në gjendjen tënde.

Janë vërtetë probleme që hasen çdo ditë në shoqërinë tonë edhe duke u trajtuar në programe televizive dhe reality jepen mesazhe për të stopuar komentet e njerëzve në rrjetet sociale dhe jetën e përditshme për të gjithë ata që ndihen në trysni nga këto komente që bëhen nga kushdo që nuk i takon të komentojë”.-deklaroi Bora.