
Sokol Balla ka treguar mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas”, se nuk ka pasur keqkuptime ndonjëherë me gazetaren Rudina Xhunga dhe se kanë bashkëpunuar për dhjetë sezone së bashku.
Donald Veshaj: Është histori e lezetshme, ku shkon Koli, ikën Rudina.
Sokol Balla: Jo nuk është e vërtetë, ne kemi punuar bashkë deri në 2016, pra nga 2005 deri në 2016.
Donaldi: Qarkullon një si tip legjende se kudo që shkon ti largohet Rudina.
Sokol Balla: Ne kemi punuar 10 sezone bashkë, pse nuk e merrni ndryshe, mund të jetë larguar ajo para se të vija unë, se sdonte të rrinte me mua në të njëjtin televizion. Unë nuk e di.
Donald Veshaj: A e shikoni veten bashkë me Rudinën në një televizion?
Sokol Balla: Do të ishte bukur që një grup njerëzish që punojnë bashkë, të dalin në pension bashkë e të plaken bashkë.
Donald Veshaj: Ku e shikon veten ti në diçka tjetër?
Sokol Balla: Mua më pëlqen të shkruaj, më pëlqen dhe radio.