Sokol Balla ka treguar mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas”, se nuk ka pasur keqkuptime ndonjëherë me gazetaren Rudina Xhunga dhe se kanë bashkëpunuar për dhjetë sezone së bashku.

I pyetur nëse e sheh veten në diçka tjetër përveç televizionit, Balla tha se i pëlqen shumë edhe të shkruajë dhe radioja por theksoi se arritja më e madhe e tij ishte në “Top Channel”.

Donald Veshaj: Është histori e lezetshme, ku shkon Koli, ikën Rudina.

Sokol Balla: Jo nuk është e vërtetë, ne kemi punuar bashkë deri në 2016, pra nga 2005 deri në 2016.

Donaldi: Qarkullon një si tip legjende se kudo që shkon ti largohet Rudina.

Sokol Balla: Ne kemi punuar 10 sezone bashkë, pse nuk e merrni ndryshe, mund të jetë larguar ajo para se të vija unë, se sdonte të rrinte me mua në të njëjtin televizion. Unë nuk e di.

Donald Veshaj: A e shikoni veten bashkë me Rudinën në një televizion?

Sokol Balla: Do të ishte bukur që një grup njerëzish që punojnë bashkë, të dalin në pension bashkë e të plaken bashkë.

Donald Veshaj: Ku e shikon veten ti në diçka tjetër?

Sokol Balla: Mua më pëlqen të shkruaj, më pëlqen dhe radio.