PS nisi sot procedurën për përzgjedhjen e kandidaturave për Presidentin e ri. Në mbledhjen e grupit parlamentar këtë të martë, secili nga deputetët dhe anëtarët plotësoi një fletë me tre emra dhe e futi në një zarf e më pas në një kuti.

Por ndërkohë që në këtë mbledhje PS pritet të marrë vendim për fatin e deputetit socialist Ornaldo Rakipi, ky i fundit ka bërë propozime e tij për emrin e Presidentit të ri të vendit.

Orlando Rakipi u shpreh se akuzat e SHBA s’kanë lidhje me babain e tij dhe se do të apelojnë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Më 11 prill ish-deputeti i Elbasanit Aqif Rakipi dhe pronari i mediave Ylli Ndroqi u sanksionuan nga SHBA.