
Eurovision publikon çdo muaj listën me 20 këngët më të dëgjuara të këtij festivali ndër vite. Në listën e këngëve më të dëgjuara të janarit të vitit 2013, ka arritur të renditet e dyta një këngë e vitit 2006. Bëhet fjalë për këngën “Zjarr e ftohtë” e Luiz Ejlli, i cili përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision 2006.
Që pas hyrjes së tij në Big Brother VIP Albania 2, Luizi është kthyer në vëmendjen e të gjithëve dhe shumë kanë nisur t’i dëgjojnë dhe këngët e dikurshme.
Kënga “Zjarr e ftohtë” brenda një muaji ka arritur më shumë se 1.5 milion klikime.
Kënga kishte afro 220 mijë klikime para se Luizi të futej në shtëpinë e BBV.
Ndërkohë, në listën e 20 këngëve më të dëgjuara të Eurovisionit në muajin janar 2023 është edhe kënga e sivjetme përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision, “Duje” nga Albina dhe Familja Kelmendi.