Ana Lleshi është njëra nga konkurrentet më të përfolura të të gjitha sezoneve të ‘’Për’puthen’’.
Ish-konkurrentja, është vajza e vetme që u rikthye në sezonin e tretë nga i dyti ku mori pjesë.

Rikthimi i saj ndryshoi tërësisht rrjedhat e programit.

Ajo trazoi ujërat në kuptimin e plotë të fjalës dhe largimi i saj ishte shumë i zhurmshëm.

Image

Pas një episodi sherri mes Edit dhe opinionistit Arjan Konomi, Ana u largua për të mos u kuptuar gjë mbi të ardhmen e saj në program.

Së fundmi, përmes rrjeteve sociale ka lënë të kuptohet se po kalojnë familjarisht një periudhë të vështirë.

Image

“Dua të ju them që jam mirë dhe ditë më të bukura po vijnë. Një fatkeqësi po kalojmë por çka vjen prej Zotit nuk mund ta ndryshojmë. Paçi paqe dhe bekime në familjet tuaja”- është shprehur Ana.

Image