Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka dënuar me 10 vjet burg një trafikant shqiptar të kokainës.

Droga që tregtonte 35-vjeçari kishte një vlerë prej 1.4 milionë euro paund.  Ai është identifikuar nga autoritetet si
Taulant Stoica, e kishte kryer një sërë shpërndarje kokaine në Londër dhe Bristol.

Stoica i kryente pazaret e drogës përmes mesazheve të koduara EncroChat. Me anë të kësaj platforme, Stoica organizonte rafikun e lëndës narkotike së bashku me shqiptarët Muhamet Qosja e Eduard Haxhini. Këta të fundit shërbenin si korrierë të drogës e janë dënuar me 10 vjet burg.

Mediat angleze shkruajnë se Qoses i janë gjetur në posedim 23 mijë paundë, një pistoletë, e 11 kilogramë kokainë, vlera e së cilës përllogaritet diku te 1.1 milionë paundë. Pasi u kontrollua telefoni i Qosjas aty u gjet një kontakt me emrin ‘Daku’ (shoku) që përputhej me numrin e Stoicës. Mesazhet tregonin komunikimin mes dy shqiptarëve, me Stoicën që drejtonte Qosjan përmes një kodi postar për të dorëzuar kokainën.

Ndërsa, 39-vjeçari Haxhini që jetonte afër Stoicës, u ndoq nga policia dhe në makinën e tij janë gjetur një kilogram kokainë, që do ia dorëzonte një britaniku. Haxhini u arrestua së bashku me trafikantin tjetër 36 vjeçarin Sokol Ajazi.

Oficerët kontrolluan garazhin e tyre duke sekuestruar edhe tre kilogramë kokainë. Vlera e kombinuar e lëndëve narkotike, plus dy kilogramë shtesë mund të kapte vlerën 360 mijë paundëve nëse do të shitej në rrugët e Britanisë së Madhe. Ajazi dhe Scarrett u arrestuan të dy dhe më vonë u dënuan me përkatësisht 5 vjet e 2 muaj dhe gjashtë vjet.

Vetë Stoica u arrestua nga oficerët e OCP pranë shtëpisë së tij. Ai kishte në posedim tre telefona celularë dhe më shumë se 4000 paund. Në shtëpi iu gjetën edhe 12,000 paund të tjera. Stoica u akuzua më pas për furnizim me kokainë dhe atë të pastrimit të parave. Ai i pranoi akuzat dhe u dënua sot me 10 vjet burg.