Deizi Arapi e njohur ndryshe si “gangsterja e Bilishtit” ka reaguar për situatën e konflikteve mes banorëve në shtëpinë e Big Brother Vip.

Ajo thotë përmes një postimi në Instastory se të gjitha femrat duhet të mbështesin njëra-tjetrën, po jo kur bëhet fjalë për Olta Gixharin. Sipas saj aktorja, Olta është një njeri “pa moral dhe llumi i shoqërisë.”

“Jemi të gjitha femra dhe duhet të mbështesim femrat. Por kjo fjali hidhet poshtë kur të del para syve një femër bushtër, pa norma, pa moral, e shtirur dhe llumi i shoqërisë si Olta Gixhari”, shkruan Deizi.

Së fundmi aktorja është përfshirë në debate të ashpra me Efin dhe Luizin.

“Edhe asaj tjetrës Efit i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë”, ishte kërcënimi i hapur i Oltës i cili sipas saj i referohet një video +18 të ish-konkurrentes të “Përputhen” e cila po qarkullon në WhatsApp.