Nuk doja të dyshoja tek kunati sepse me dukej e pabesushme të ishe ai vrasësi, me thonin dysho por diçka brenda meje më ndalonte, sjelljen e tij e justifikoja duke thënë se e ka nga tronditja e madhe sepse dhe ai ka humbur gruan.

Fëmijët nuk e dinë që nëna e tyre ka vdekur,  natën pas vrasjes i kishim më shtëpi dhe e kërkonin sepse nuk flinin dot pa të.

Momentalisht fëmijët i kanë gjyshit(prindërit e Naimit)

Ne besojmë në drejtësinë e Kosovës dhe çdo gjë e lëmë në dorë të drejtësisë. Le të jetë Liridona rasti i fundit që është vrarë, mos të vritet më asnjë grua, asnjë nënë dhe asnjë motër e jona.

Arsyeja e vrasjes sipas nesh është siguracioni i saj i jetës që vlente 20 milion euro.”- tregon Leonardi për gazetaren Luciana Hulej.

Kujtojmë se ditën e sotme Prokuroria Themelore e Prishtinës ka aprovuar kërkesën e familjarëve të Liridonës për të kryer rivarrimin e trupit të pajetë pranë familjes së saj.

Familja Ademaj është lutur që të ruhet privatësi e plotë, teksa janë ende thellësisht të tronditur nga vrasja monstruoze e vajzës së tyre nga Naim Murseli.