Çdo gisht në dorën tonë, sipas mjekësisë alternative, është i lidhur me ndonjë organ dhe me dhembje të caktuar fizike
Për ta eliminuar atë dhembje, fërkoni gishtin e caktuar dhe shumë shpejt simptomat do të duhej të zbuteshin ose madje edhe të zhdukeshin.
Mjafton që vetëm 60 sekonda fërkimi të ndieni ndryshim të mirë.
Refleksologjia është metodë e largimit të problemeve shëndetësore duke bërë presion në pika të caktuara të trupit. Kjo metodë është përdorur në Kinën antike dhe ishin të kënaqur me këtë ndikim.
Mësoni cilin gisht duhet patjetër ta fërkoni, duke pasur parasysh atë se çfarë problemi shëndetësor ju mundon:
Gishti i madh – zemra dhe mushkëritë. Nëse vështirë merrni frymë ose zemra ju rrah shpejt, fërkoni gishtin e madh dhe e tërhiqni.
Gishti tregues – zorra e trashë dhe lukthi. Nëse keni probleme me tretjen, kapsllëk apo ndjenidhimbje në stomak, përdorni gishtin tregues dhe fërkojeni atë, e në fund tërhiqeni.
Gishti i mesëm – zemra, zorra e hollë, enët e gjakut dhe sistemi i frymëmarrjes. E shtrini dhe e fërkoni nëse, për shembull, ndjeni dhimbje, vuani nga pagjumësia ose marramendjet.
Gishti i unazës – është përgjegjës për ngritjen e disponimit. Masazhoni gishtin nëse psiqikisht ndjeheni keq, jeni në fazë depresioni apo ngjashëm.
Gishti i vogël – veshkat, dhimbje koke dhe dhimbje e muskujve në qafë. Masazhoni gishtin e vogël dhe do të ndjeni sikur dhimbja po ju reduktohet.
Shuplakat e dorës – sistemi nervor. Për shëndet të mirë psikik do të ishte mirë që kohë pas kohe t’i fërkoni shuplakat, sepse nxit qarkullimin e gjakut në trup.