“Big Brother Vip Kosova” do të fillojë më datën 5 dhjetor. Dhe tashmë po nisin të zbulohen edhe emrat e banorëve.

Burime për “Telegrafin” bëjnë me dije se banorët e parë janë: Getinjo, Shota Baraliu dhe Art Abazi.

Kujtojmë që deri më tani janë zbuluar moderatorët Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Gjithashtu, një prej opinionistëve do të jetë Olti Curri.