Kryeministri Edi Rama në foltoren e Kuvendit ka folur për financimet ruse në PD.

Ai është shprehur se nuk është habi ajo që ka ndodhur. Sipas tij, kur çështja u bë publike grupi i PD-së bëri betime për pastërtinë e figurës së Bashës

Për sa kohë do keni njerëz që besojnë çdo gjë dhe të kundërtën jeni në të drejtën tuaj që të besoni se mund të talleni me të gjithë.

Siç nuk u ka ecur asnjëherë, sërish nuk do t’ju ecë, nëse nuk do kishit qenë po ju ata që nuk do të kishin bërë betime dhe përbetime për virgjërinë e Lulit. Nëse nuk do të kishte qenë në non grata juaj që nxirrte çarçafin e bardhë.

Nëse nuk do të kishit qenë ju që do të kishit vënë fajin Sorosit. Kjo është shumë e thjeshtë që PD është financuar me para ruse, kjo dihet. është fakt i njohur, i mohuar nga ju. Se unë nuk e kam dëgjuar këtë fjalim atëherë. Atëherë fjalimi juaj ishte komplet tjetër. Mos ma prekni Lulin, kush e thoshte?”, u shpreh Rama.