Hakerat publikuan sot listën e personave të dyshuar të marrë nga sistemi “Memex” i policisë, mes të cilëve është edhe ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Kjo listë u përgënjeshtrua nga policia, ndërsa Spiropali është hedhur në sulm ndaj mediave.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ajo thotë se mediat nuk kanë as turp, as një minimum sensi logjik dhe as ndjenjë minimale patriotizmi.

Postimi i Spiropalit:

“S’ka më jo turp, po as një minimum sensi logjik të kanaleve e të portaleve në raport me publikun, se për ndonjë ndjenjë minimale patriotizmi as bëhet fjalë! Hakerat e një vendi armiqësor me Shqipërinë postojnë lista me emra pa lidhje dhe këtu hidhen gjylet e akuzave absurde!

Thotë Saliu lista Memex, vu portalet lista Memex. Përgënjeshtroi Policia nuk është lista Memex, por lajmet e portaleve mbetën.

Shkurt, e hodhën ata një gur në lumë dhe tani o burra të gjejmë ç’lidhje ka Elisa, Niko, Mimi e të tjerë apo edhe disa gazetarë në listën e të dyshuarve të Policisë! Kanë vetëm një lidhje: Lidhjen mes keqdashësisë së atyre që e hedhin gurin dhe ligësisë së atyre që gjoja s’e nxjerrin dot! Qesharake!”, shkruan ministrja