Ndonëse më herët deklaroi se kurrë nuk do të merrte pjesë në një format të tillë, mbrëmjen e 17 marsit Stresi u zgjodh fitues i edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”.

Ai fitoi plot 160 mijë euro nga çmimi i madh 200 mijë, pasi nga 10 mijë u ndanë për katër finalistët e tjerë.

Pas këtij triumfi ai padyshim mori mesazhe dhe urime të panumërta por një nga ata i erdhi nga dikush shumë special për të.

Bëhet fjalë për kreun e PD-së, Sali Berishën.

Me një “screenshot” të bisedës së tyre në “WhatsUpp” të publikuar në rrjetin e tij Instagram, ai zbuloi se politikani e uroi për fitoren duke i uruar suksese më të mëdha.

Fitoi vendin e parë në “BBVK”, Stresi publikon mesazhin

Kujtojmë që pas daljes nga shtëpia e “BBVK” Stresi reagoi në një video-live në rrjetet sociale, ku shprehej:

“Ju falënderoj shumë të gjithëve që më keni votuar. Ka qenë një fitore shumë e madhe dhe një eksperiencë shumë e fortë. Një eksperiencë që e kalon vetëm njëherë në jetë, por edhe e vështirë edhe besoj e keni parë rrugëtimin tim aty.

Nuk ka qenë ndonjë strategji, por ka qenë realiteti pavarësisht që aty është një lojë dhe duhet të futesh në role, por nuk kam ditur ta bëj atë punë. Më së miri di të bëj vetveten time, pavarësisht se njerëzit kanë dyshuar tek unë dhe janë munduar me çdolloj arme të më mposhtin, por nuk është problem. Zoti është i madh, unë kam thënë që prej ditës së parë që kam hy në Big Brother VIP Kosova që unë kështu jam. Ju thashë të gjithë kundërshtarëve të mi që do t’ju përcjellë. E vërteta doli, kështu që ju përshëndes shumë.”