Pak ditë më parë, mediat online publikuan denoncimin e një eskorte kolumbiane që punonte në Tiranë dhe që ishte e kënaqur me pagesat e klientëve shqiptarë, por jo vetëm. Vajza nga Kolumbia, jo më shumë se 30 vjeç, denoncoi dy djem, shqiptarë, për të cilët ajo tha se i kishin hyrë në apartamentin ku punonte dhe i kishin marrë para dhe bizhuteri të ndryshme.

Eskorta nga Kolumbia tregoi me pamje edhe gjendjen e apartamentit, pak pasi kishin ikur dy hajdutët shqiptarë.

E reja flet me shumë dashuri për Shqipërinë dhe i pëlqejnë shqiptarët. Në një intervistë ekskluzive ajo shton se dëshiron të kthehet sërish në Shqipëri, pasi vendi ynë i ngjan me Kolumbinë. Kolumbiania tregon se nga puna që bënte në Shqipëri paguhej mirë dhe klientët ishin të sjellshëm, përveç rastit me të cilin ajo ishte përballur.

Vajza me inicialet S.G thotë se në një muaj ka fituar 10 mijë euro dhe se klientët i siguronte përmes një agjensie, për të cilën nuk dëshiron që t’i përmendë emrin.

Intervista e plotë me eskortën kolumbiane që punon në Shqipëri:

Përshëndetje, prej sa kohësh punon në Tiranë?

-Pothuajse 3 muaj, disa miqtë e mi do të më ndihmojnë të marrë një leje dhe të qëndroj më gjatë, pasi puna ishte shumë e mirë.

Si funksiononte puna juaj, ku i gjenit klientët?

-Klientët na i gjente agjensia, nga një faqe në internet.

A kishit frikë nga policia, apo ndiheshit të sigurt në punën që po bënit?

-Ka pasur plot probleme me policinë, por me mua nuk ka ndodhur asnjëherë. I vetmi problem që kam pasur ishte me këta dy djemtë që më grabitën, për të cilët ju dërgova edhe fotot.

Në cilën zonë të Tiranës qëndronit, ku e kishit apartamentin?

-Kam ndryshuar shumë apartamente, por ngjarja që u kam treguar ka ndodhur pranë shkollës së Baletit.

Keni miq shqiptarë që ju siguronin klientë?

-Po kam miq shqiptarë, por vetëm miq, jo ndonjë lidhje të veçantë. E kisha shumë të vështirë të dilja për qejf, pasi kisha vetëm një ditë pushimi në javë. Duhet të isha gjatë gjithë kohës e disponueshme, pasi agjencia ishte e vetmja që më gjente klientë. Kam shoqe nga Venezuela dhe Kolumbia që do të punojnë në Shqipëri. Ato i kam njohur përmes kësaj agjencie.

Cila agjensi ju siguron klientë?

-Nuk kam shumë informacion. Është një faqe në internet, por unë nuk di shumë rreth saj. Unë thjesht marr klientët, që ata më dërgojnë.

Sa para fitonit nga puna që bënit në Tiranë?

-Një orë shërbim nga mua vlen 200 EURO. Në tre muaj kam fituar goxha para. Ka shumë vajza që punojnë në Tiranë.

Sa klientë kishit në një ditë?

-1 klient në ditë, por ka pasur edhe ditë kur kisha tre apo edhe 6 klientë. Varej nga dita.

Më së shumti shqiptarë?

-Jo! Kishte nga shumë vende. Vinin italianë, shqiptarë të Kosovës, grekë dhe indianë.

Si silleshin ata me ju, ishin të sjellshëm?

-Sigurisht që po! Klientët janë shumë të sjellshëm dhe miqësorë, nuk janë agresivë, përveç dy djemve që ju tregova.

Sa para keni fituar në tre muaj?

-Fitoja 10 mijë euro në muaj. Në tre muaj kam bërë gati 30 mijë euro.

Po familja juaj? Çfarë mendojnë ata për punën që ju bëni?

-Ata nuk e dinë fare për punën që unë bëj! Thjesht më pëlqen Shqipëria dhe dua të vij sërish aty.

Doni të vini sërish në Shqipëri dhe të punoni këtu?

-Sigurisht që dua! Aty kam miq, më pëlqejnë njerëzit, ushqimi dhe festat që bëhen aty. Për mua, Shqipëria është si Kolumbia në Europë! Ndihem shumë mirë në shtetin tuaj.