Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja ka folur përpara hetuesve në lidhje me automjetin tip “Audi”, që SPAK i ka sekuestruar modeles Kejvina Kthjella.
Në deklarimet e tij, Rraja mohoi të ketë lidhje me automjetin e modeles dhe deklaroi se “Audi” është në pronësi të Kthjellës dhe jo të tij. Ai mohoi kategorikisht që të ketë ndihmuar modelen në blerjen e automjetit luksoz.
“Kam pasur marrëdhënie miqësie ne Kthjellen, por asgje tjetër. Ajo makinë ka qenë me emër dhe mbiemer të saj. Unë nuk kam lidhje fare, është objekt që është i saj. Nuk e di kur është blerë, në mënyrë absolute nuk kam kontribuar në blerjen e këtij mjeti”, tha Rraja.
Në lidhje me të ardhurat e tij, Rraja tha se kishte tre klinika stomatologjike dhe se siguronte deri në 200 milonë lekë të vjetra në vit. “Asnjëherë nuk kam shpenzuar më shumë se fitimet e mia”, tha ai.