Në tribuna ishte fitore e padiskutueshme e Shqipërisë. I gjithë stadiumi i Dortmundit ishte ngjyrosur i kuqezi.
Ndërkohë në fushë, humbëm 2-1
Shqipëria e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen, pasi vetëm pas 23 sekondash lojë, Nedim Bajrami kaloi në avantazh kuqezinjtë, duke përfituar nga një gabim i Dimarcos. Por Bastoni dhe Barella përmbysën gjithçka pas 16 minutash lojë.
Pjesa e dytë ishte më e qetë, ndërsa Manaj në fund kishte mundësinë e artë për të barazuar, por gjuajtja kaloi portën dhe shkoi jashtë.
Por pavarësisht rezultatit, Shqipëria ka arritur të vendos një rekord të ri në ndeshjen hapëse ndaj Italisë të vlefshme për grupin B.
Nedim Bajrami shënoi golin e parë 23 sekonda pasi kishte nisur loja duke përfitoi nga një kthim pas i gabuar i topit nga rivënia anësore e mbrojtësit italian Dimarco.
Ky është goli më i shpejtë në një Kampionat Europian.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga lojtari i përfaqësueses së Rusisë Dmitri Kirichenko, i cili shënoi 65 sekonda pasi kishte nisur ndeshje, më 20 qershor 2004 në ndeshjen ndaj Greqisë.