Pasditen e sotme në orën 18:00 kombëtarja shqiptare e futbollit luan sfidën e fundit të muajt tetor me Bullgarinë në një miqësore në “Air Albania”.

Skuadra e Sylvinhos kërkon një tjetër fitore, kësaj radhe për të kënaqur më shumë tifozët, të cilët nuk kanë të njëjtin interes si para një jave përballë Çekisë.

Kuqezinjtë shihen favoritë absolut, por më shumë se pikët kjo ndeshje ka qenë për zbulimin e elementëve të rinj.