Fjolla Morina e ka hedhur pas historinë e bujshme me Fisnik Sylën.

Këngëtarja ka zbuluar se ka gjetur sërish dashurinë pas një periudhë të konsiderueshme beqare. Këtë e ka bërë me dije përmes disa fotove që ka ndarë në Instagram, ku shihet një buqetë gjigante me lule dhe një dhuratë.

Të dua ty sot, nesër, javën tjetër, muajin tjetër, vitin tjetër dhe për të gjithë jetën time”, shkruhet në letër shoqëruar me lulet. Në njërën prej fotografive, vihet re dhe personi që me shumë gjasa është partneri i ri i saj. Krahas postimit ajo shprehet se është ndjerë e lumtur si kurrë më parë.