Ndonëse larg njëri-tjetrit këtë vit, Dori zgjodhi një mënyrë shumë të bukur për ta bërë Oltën ta ndjejë prezencën e tij në këtë Shën Valentin.

Aktorja ditën e sotme ka marrë një buqetë të madhe me trëndafila të kuq nga partneri i saj dhe një pusullë të bukur dashurie sigurisht.

“Edhe pse nuk di të shkruaj shumë fjalë dashurie, dua të të them se je shumë e rëndësishme për mua. Gëzuar Shën Valentinin,”-shkruhej në pusullë.

Por nuk mungoi as një mesazh nga ana e tij ku i shkruante: Mos u merr me kinolliqe.

Olta u lumturua pafund nga kjo surprizë, duke mos i kursyer edhe ajo disa fjalë të ëmbla për Dorin. “Dori të dua shumë. Je jeta ime. Vdes për ty”, tha aktorja