Ashtu siç Luizi vetë e kishte paralajmëruar, supriza e tij për Kiarën në Shën Valentin-in tyre të parë, është vërtet diçka e veçantë.

Tani nuk ka më dyshime që bëhet fjalë për një këngë dedikuar saj, një pjesë të së cilës mund ta dëgjoni që tani.

Në Youtube është publikuar kënga e Luiz Ejllit, e titulluar “Me ty”. Kënga, madje, shoqërohet edhe me një videoklip që përfshin momentet më të bukura të çiftit në “Big Brother Vip.”