Kryetari i PD-së Sali Berisha denoncoi dhe akuzoi sot se pronari i birrës “Peja” që është pjesë e “Devolli Group” me futjen në Shqipëri duke marrë në dorë televizionin “ABC” shkatërroi industrinë e birrës.

Ish-kryeministri u shpreh se opozita do të mbajë qëndrim ndaj pronarit të ri të televizionit që sipas tij largoi gazetarët dhe ndryshoi politikën editoriale duke kaluar në “ekstrem, çmenduri” kundër PD-së.

E dini ju që për “ABC” (televizioni) u shkatërrua industria e birrës në Shqipëri. Për të futur “ABC”-në në dorë, pronari i birrës “Peja”, Devolli, imponoi ndryshimin e akcizave të birrës në Shqipëri, “de facto” asgjësimin e prodhimit të birrës në Shqipëri.

Dhe unë i them atij mënyrën si po e përdor atë televizion po bën shërbimin më të keq, Kosovës, Shqipërisë dhe bizneset. Dhe opozita shqiptare do të mbajë qëndrimet e saj. Po. Po. U ndryshuan akcizat e birrës për të favorizuar Devollin.

Këta prodhues këtu, nuk mund të krahasohen me prodhuesit e mëdhenj, kurrë. U bë pazari me “ABC”-në e ka shndërruar atë në një Kol Balla-bis, se ai i mban të dyja, këtu drejtor, këtu debator. A ka më neveri se kjo? Kjo është njëra anë, ka edhe të tjera.

Nëse vazhdon në këtë mënyrë, opozita do të përgjigjet sepse ke ardhur me një mision për të shndërruar televizionin në një altoparlant Rama-Veliaj. Nuk është se të tjerat nuk janë, por ky ka kaluar në ekstrem, çmenduri. Vjen dhe heq një seri gazetarësh. Të gjithë. Ka ngelur Kol Balla me Kol Balla” tha ai.