Einxhel Shkira dikur tha se ai ka marrë famë nga historia e dashurisë me Bora Zemanin dhe kjo mund të jetë arsyeja pse ende ironizon Donald Veshajn dhe emisionin e tij- për të treguar se kishte të drejtë.
Moderatorja nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale këto kohë, por është rikthyer ditën e djeshme me energji të plota dhe duket se ka patur shumë për të thënë. Mes tyre edhe një ironi për Donaldin. Moderatorja ka shkruar një status në të cilin shprehet: “Sa më pëlqejnë ato moderatoret që në 12917 puntata flasin vetëm për vete. Ky është stili i moderimit ‘a doni më për Belulin’.”. Ky reagim vjen pasi Donaldi zbuloi se një nga skeçet e fundit të programit e ka realizuar në studion e ‘Për’puthen’. Po ashtu, në çdo puntatë të ‘Më lër të flas’ Bora nuk ka munguar në skeçe, pyetje, deklarata apo qoftë edhe duke u përmendur nga të ftuarit vetë.
Referuar gjithashtu Donaldit, Einxhel shkruante para disa kohësh në Twitter, duke ironizuar programin e vëllezërve Veshaj: “Ka patur jetë dhe para tetorit 2021… Të paktën për mua po iher.”
Kujtojmë se debati mes tyre në “Big Brother Vip” nisi pikërisht pasi Einxhel në një nga rrëfimet tha se Donaldi dhe Romeo u futën në tregun e showbiz-it në sajë të partnereve të tyre, Borës dhe Jonida Maliqit. Gjë që e revoltoi shumë Donaldin i cili tha se ishte një djalë që kishte bërë shumë sakrifica dhe se kishte punuar fort për të arritur aty ku është.