Flavio Qarri: Gjiri më i bukur i Qeparoit. Gjiri i Këndesëve. Zbres rrëpirën që të çon në atë mrekulli. 20 metra plazh i kufizuar nga dy shkëmbinj masiv që ngrihen vertikalisht. Krahu jugor jo më shumë se 5m i lart. Përballë ngritja është mbi 15m. Pa arritur ende diçka më duket sikur nuk shkon. Shkallë çimentoje. Nga ato të bëra lirë dhe keq. Disi ndihmojnë por e zhveshin eksperiencën nga ekzotizmi.
Mbërrij. Plazhi është shndërruar si çdo plazh tjetër i rivierës. Shezlongë me shumicë dhe dy “suita”, ngrehina druri me çarçafë e një platformë me dyshek plazhi dopio. I futi dikur Folie Marìne dhe që nga ajo ditë është një domosdoshmëri për të treguar që ky plazhi është luks.
Tek shkalla e fundit një tabelë që tregon se tanimë plazhi është privat. Një emër që duket sikur ka dalë nga kuzhina aziatike. Na vjen turp ta quajmë me emrin e vet se nuk është mjaftueshëm. Kshiro. Si transkripti i teshtimës që pasi të lëndon brinjët se po tentoje ta mbaje i fut dhe një të sharë me librin e rastit.
Një burrë, komshi me shezlonin që i kam vënë syrin, i nxirë si mos më mirë më thotë me keqardhje atë që tanimë dihet. Plazhi është privat. As ujë nuk mund të kesh me vete se mund të të arrèstøjnë (…) ose të të përqeshin për pabuks (që është fatale në këto anë).
Me 100 lek blen një ujë të lënë në një kovë të vjetër boje në hije. – Kur i doli pronari edhe këtij m*ut cepi mes shkëmbinjve? – Aaaa vjet! Është një gazetar, mbase e ke dëgjuar. Aty zotëria ka gjithë vëmendjen dhe kuriozitetin tim.
Më vjen ndërmend lista e gjithë gazetarëve që mund të marrin kësi konçensionesh nga shteti. Mendoj çdo servil, më kalon ndërmend secili nga këta që thonë se “ngjarje të tilla ndodhin dhe jashtë”. Po kujtoja këta fundërrìnat që po na shpjegonin se si edhe në botë, policët merren me drøgë dhe gjatë lejes vjetore shqyejnë trupa vajzash 7 vjeçare me skafet e tyre.
Por zotëria më pa të përhumbur në kalkulimet e mia dhe më ndihmoi. – A. Çani, e njeh? – Ëhë! P. S. Suksese kolegut…shto një hale dhe një vëzhgues je që je duke marrë edhe një hale me lek për çadrën.