“Sunny Hill Festival” ka bërë bashkë edhe Sara Hoxhën me Dua Lipën. Sara Hoxha është kritikuar shpesh për raportin që ka me Dua Lipën, e cila më parë ka qenë e dashura e Ledrit. Mirëpo, blogerja ka treguar se nuk është xheloze dhe nuk e ka aspak problem.
Mbrëmë ajo ka pozuar krah Dua Lipës dhe foton e ka ndarë me ndjekësit në Instastory. Blogerja e ka shoqëruar këtë imazh me një zemër të bardhë.

Kujtojmë që edhe mbrëmjen e parë të festivalit, kur performoi Dua Lipa, Sara ishte aty në mbështetje të Ledri Vulës dhe jo vetëm. Ajo ndau me ndjekësit edhenjë foto ku dukej Dua në skenë, në shenjë mbështetje.