Blogerja Sara Hoxha, e cila është partnerja e Ledri Vulës, është përfolur shumë një vit më parë kur takoi yllin e muzikës Dua Lipën, me të cilin Ledri ka pasur një histori dashurie në të shkuarën.

Sara tregoi sonte në një intervistë për “Goca dhe Gra” se fakti që ajo ka qenë ish e dashura e Ledrit nuk e pengon. Madje u shpreh me humor është e lumtur që personi me të cilin ka pasur histori është Dua Lipa. Po ashtu, ka komentuar dhe marrëdhënien e saj me Dafina Zeqirin.
Dua Lipa ishte shumë e mirë, pimë vetëm një kafe familjarisht. Donte të takonte Poin. Aq veta sa më kanë thënë që ke bërë shumë mirë, aq më kanë thënë ke bërë keq. Se unë them shqyryr që ka qenë Dua Lipa dhe jo dikush tjetër. Nuk e vras mendjen për të shkuarën. Se ne nuk kemi lindur bashkë. Siç edhe me Dafinën njerëzit më shajnë. Mua më duken njerëz të mirë. Na ecën muhabeti,”-tha Sara Hoxha.