Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë bashkë prej disa vitesh tani, janë prindër të një vajze, po bëjnë edhe planet për dasëm, e megjithatë nëse ka një gjë që Sara me siguri e ka ditur që në fillim është se do të “përndiqet” gjithmonë nga pyetjet për lidhjet e mëparshme të reperit, apo për marrëdhënien e tij me ish-të dashurat ndërkohë që tani mund t’i ketë edhe kolege.

Megjithatë, Sara nuk nguron t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, edhe kur kanë në qendër Dafina Zeqirin, madje edhe kur janë për video-t që po qarkullojnë në TikTok së fundmi. Nëse nuk i keni parë ende, bëhet fjalë për disa video ku shfaqen pamje të vjetra nga koha kur Dafina dhe Ledri kanë qenë bashkë, dhe pamje nga tani, të Sarës dhe partnerit të saj, me në sfond këngën e re të këngëtares.

E pyetur në lidhje me video-t, Sara jo vetëm që i vlersonë, por thotë që janë super ide marketingu dhe bravo cilido qëi ka realizuar. Po, po, e ka me të vërtetë dhe këtë e thekson.

Nga ana tjetër, meqë jemi tek përgjigjet e Sarës, nëse doni të vërtetoni më shumë sa “cool” është, kjo është përgjigja që ka dhënë për mungesën e festës surprizë për datëlindjen e Ledrit.