
Një vrasje mafioze u krye në qytetin e Guajakil në Ekuador, ku viktimë mbeti 34-vjeçari shqiptar, Egys Dasho.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në një restorant të famshëm në parkun e populluar Joaquin Jose Orrantia.
Autorët me një tufë me lule u futën brenda në lokal dhe qëlluan pa mëshirë duke vrarë të riun nga Durrësi.