I ftuar në emisionin “Part Time”, deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka folur për marrëdhënien me ish-kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Në rolin e recepsionistit, Këlliçi është shprehur se nuk flet me Lulzim Bashën, por nëse e sheh në Parlament do ta përshëndeste.
Rudina Dembacaj: Mirë kaloi sot?
Belind Këlliçi: Mirë me thënë të drejtën. M’u duk sikur ia mora dorën.
Rudina Dembacaj: Më mirë deputet apo recepsionist?
Belind Këlliçi: Po që me të thënë recepsionist është më mirë, por ti nuk më beson.
Rudina Dembacaj: Normal që nuk ta besoj.
Belind Këlliçi: Me thënë të drejtë ia kam thënë dhe shumë njerëzve.
Rudina Dembacaj: Mund të futesh kur të duash. Mund të hy unë mik.
Belind Këlliçi: Pse jo? E kam një plan B.
Rudina Dembacaj: Po nëse do të vinte tani Lul Basha të kërkonte një dhomë çfarë do t’i thoje?
Belind Këlliçi: Do ta pyesja si gjithë të tjerët, do t’i tregoja tarifën dhe çmimin sa është pa ulje.
Rudina Dembacaj: Pse pa ulje, apo ka bërë lekë boll?
Belind Këlliçi: Trajtim si të gjithë të tjerët.
Rudina Dembacaj: Flet me Lulin, këtu dua të dal?
Belind Këlliçi: Jo, nuk kam ndonjë komunikim, por nëse e shoh në Parlament do ta përshëndes, është njerëzore.
Përballë moderatores Rudina Dembacaj, deputeti Këlliçi ka rrëfyer se me Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berishën ka një marrëdhënie më të mirë se atë që ka pasur më pëprara pasi siç tregon deputeti tani ka mundësi të punojë zyrtarisht me të.
Rudina Dembacaj: Po me doktorin?
Belind Këlliçi: Me doktorin është marrëdhënie dhe më e mirë se ç’ka qenë më përpara se për herë të parë tani unë kam mundësinë që kur ai është zgjedhur kryetar që të punoj me të zyrtarisht.